Hoti nuk tregon nëse foli për vetingun me krerët e institucioneve të drejtësisë

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Pushtetet i kanë të ndara. Por, në zyrë këtë të marte kryeministrit Avdullah Hoti i erdhën tre njerëz të rëndësishëm të sistemin të drejtësisë.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi bashkë me kryetarin e Gjykatës Supreme Enver Pecin kryesuesin e KPK-së Bahri Hysenin, ndërsa Këshilli Gjyqësor përfaqësohej nga Makifete Sliuka.

E ky takim që ishte e mbyllur për media zgjoj kureshtjen e gazetarëve për të ditur nëse ka të bëjë me temën e vettingut.

Por kur u takimi përfundoj në njoftimin për media nuk u dhanë shumë detaje.

Por për monitoruesit e sistemit të drejtësisë ky takim është në rregull, nëse nuk ka qëllim ndikimin në sistemin e drejtësisë.

Betim Musliu që prej vitesh merret me monitorimin e gjykatave vazhdimisht ka kërkuar që prokurorët e gjyqtarët t’i përgjigjen edhe procesit të vettingut.

Në programin e Qeverisë Hoti, është premtuar se do të ketë drejtësi të pavarur dhe efikase.

Si pikë e rëndësishme është edhe çështja e vettingut që sipas tyre do të bëhet në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-më.

Të ngjashme