Hoti: Nxënësit ta kuptojnë si mision ruajtjen e shëndetit pas rikthimit në shkolla

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se para fillimit të vitit shkollor dhe rikthimit të nxënësve në shkolla duhet t’u bëhet me dije që të kujdesen për shëndetin gjatë periudhës pandemike.

Ai thotë se nxënësit këtë “duhet ta kuptojnë si mision”.

Hoti thotë se punonjësit e arsimit duhet ta shfrytëzojnë dy javëshin që ka mbetur, për të krijuar kushtet e nevojshme dhe të sigurta për nxënësit.

“Çdo mësimdhënës, punëtor shkolle e përgjegjës institucional duhet ta përdorë këtë periudhë dy javore për të bërë të gjitha përgatitjet që shëndeti i fëmijëve të mbrohet”, ka shkruar Hoti në Facebook, duke u shprehur optimist se nxënësit do të përballen me sukses në rikthimin në shkolla.

Të ngjashme