Hoti para deputetëve, raporton në tri interpelanca

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti do të paraqitet në tri interpelanaca. Nga ora 10:00, do të mbahet interpelanca sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, në lidhje me pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Interpelanca e dytë me sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, në lidhje me përfshirjen e Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”.

Dhe interpelanca e tretë, me kërkesë të deputetit Rexhep Selimi, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e kryeministrit për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme