Hoti: Para katër vjete Vokrri shënoi golin e artë

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Avdullah Hoti nga LDK-ja ka kujtuar legjendën e futbollit Fadill Vokrrin, në katërvjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se kontribuesi më i madh i kësaj arritje të Kosovës, Vokrri, shënoi golin e artë katër vjet më parë.

“Sot katër vite më parë, Fadil Vokrri shënoi golin më të veçantë në karrierën e tij të lavdishme, GOLIN e ARTË – KOSOVA u pranua me të drejta të plota në UEFA. Ky gol i artë iu dedikua sportistëve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Hoti e përfundoi shkrimin duke iu falënderuar Fadil Vokrrit.

Të ngjashme