Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjen së jashtëzakonshme

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme shkaku i COVID-19.

“I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Gjithashtu Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë, përfshirë këtu edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarit”, ka thënë Sazan Ibrahimi prej Asociacionit te Komunave, pas mbajtjes se takimit virtual me kryeministrin Hoti.

Me organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, sot kishim një video konferencë me Kryetarët e Komunave për të…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 11. Juli 2020

Të ngjashme