Hoti paralajmëron shtrëngim të masave: Numri i rasteve u rrit shkaku i gastronomisë

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 15:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën për medie ku mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, kërkoi përgjegjësi nga institucionet sa i përket menaxhimit të pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se numri i rasteve është shtuar për shkak të gastronomisë, por edhe institucioneve publike.

“Rastet po shtohen, po vjen nga gastronomia. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Institucionet duhet të marrin masa”.

Sipas Hotit, në rast se nuk përmirësohet gjendja do të duhet të rikthehet “shtrëngimi i masave”.

 “Zakonisht nëpër barnatore e furra. Duhet të shkojmë gjithçka që të mos marrim masa të tilla”.

Hoti shtoi se do të bëhen grupe punues të inspektoratit sanitar e të tregut.

“75 punëtorë të inspektoratit shtesë janë shtuar në terren”, tha ai raporton EO.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Kosova duhet ta mbajë disiplinën e deritashme.

“Nuk mund të lejojmë pas kësaj disipline dhe punës së madhe të punëtorëve shëndetësor të kalojmë në një situatë tjetër”.

“Vlerësimet pozitive duhet të na trokasin si thirrje në ndërgjegjen tonë në respektimin e masave”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme