Hoti pas kthimit nga Parisi, nis takimin me komitetin për vlerësimin e situatës me COVID-19

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 18:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka nisur takimi i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, raporton Ekonomia Online.


Ky takim është thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, i cili sot është kthyer nga  një vizitë zyrtare në Paris, ku është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Situata me pandeminë e COVID -19 është alarmante. Ditëve të fundit janë rritur shumë rastet me këtë virus.

Kujtojmë se që nga nisja e pandemisë, betejën me të e kanë humbur 82 persona.

Aktualisht në Kosovë aktiv me COVID-19 janë 1801 raste, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2003 raste, ndërsa numri total i rasteve pozitive ka arritur shifrën 3886.

Të ngjashme