Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron

2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo
Prishtinë | 07 Kor 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron  në Paris. Thotë se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Serbinë.

“Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falëndërues për përkrahjen e saj. Përpektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës” , ka shkruar Hoti në Twitter.

“Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve” , thuhet tutje në postimin e tij.

2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo

2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo

Të ngjashme