Hoti pas takimit me Thaçin: Nuk diskutohet për udhëheqjen e dialogut, kompetencat janë të qarta

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 10:35 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, tha se ia ka prezntuar kreut të shtetit platformën për dialog me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Hoti i pyetur se kush e udhëheq dialogun tha se Kushtetuta është e qartë sa i përket kompetencave se kush e udhëheq këtë proces.

Hoti tha se nesër do të takohet Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, si dhe gjatë javës me shoqërinë civile për koordinim.

Ai u bëri thirrje edhe opozitës që të takohen me të për të bashkërenduar dhe për të bashkëpunuat lidhur me dialogun me Serbinë.

“..ato çështje as nuk shtrohet për diskutim, kompetencat janë më se të qarta edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë”.

“Lajçak vjen nëse në Prishtinë do të takohem për të paraqitur qëndrimin tonë”.

“…çdo punë do ta bëjmë në përputhje me Kushtetutën. Ne jemi të gatshëm e kemi artikular qëndrimin tonë si qeveri. Të mërkurën do të takohemi dhe me shoqërinë civile”.

Të ngjashme