Hoti: PDK-së i ka humbur rruga në oborr, absurde çfarë po bën presidenti me kufijtë

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 09:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se presin mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare pa dallim për votimin e rezolutës që i ndalon presidentit Hashim Thaçi të bisedojë me Serbinë për kufijtë.

Hoti duke komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të PDK-së se me kërkesën për seancë po e legjitimon ndarjen e Kosovës tha se PDK-së i ka humbur rruga në oborr, raporton Ekonomia Online.

“Pres që mbështetja e nesërme të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare të pozitës dhe të koalicionit qeverisës sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit”.

“Mendoj që PDK-së i ka humb rruga në oborr absurde është ajo çfarë po bën Presidenti”.

Të ngjashme