Hoti për arrestimin e deputetëve të VV-së: Nuk duhet të përsëriten pamjet e tilla

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 11:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosoëvs (LDK), Avdullah Hoti tha se kanë lëshuar mbledhjen e Kuvendit në shenjë pakënaqësie.

Hoti e quan të papërgjegjshme shumicën parlamentare, duke thënë se nuk ka stabilitet institucional, raporton Ekonomia Online.

“Kemi qenë të njoftuar që seanca ishte caku dje.  Kryetari i Kuvendit edhe vet e lëshoi sallën nuk u krijua hapësirë për të tjerët. Ne qëndruam në sallë e seanca u ndërpre me një propozim që seanca të caktohej për sot. Andaj ne sot e lëshuam mbledhjen në shenjë paknaqësie. Ne mendojmë që shumica parlamentare është totalisht e papërgjegjshme. Me këte praktikë parlamentare nuk ka stabilitet institucional”, është shprehur shefi i grupit parlamentar të LDK-së.

Ai ka komentuar edhe arrestimin e deputetëve të VV-së, duke thënë se pamje të tilla nuk duhet të përsëriten, derisa ka ftuar të gjithë që t’iu nënshtrohen ligjeve dhe të kërkojnë zgjidhje përmes tyre.

Hoti ka folur edhe për mocionin e mosbesimit për Qeverinë, ai tha se shumë shpejt Qeveria do të bie vet dhe mocioni mundet të vijë.

Të ngjashme