Hoti për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull në Pragë: S’isha i informuar

Kaçanik | 25 Nën 2020 | 15:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka pasur informacione se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala është emëruar konsull në Pragë, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka shtuar se bashkë me ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani do të bëjnë një analizë të plotë dhe do të rishikojnë të gjitha misionet diplomatike.

Madje ai ka thënë se si në këtë rast dh në rastet e tjera do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore.

“Bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe u.d e presidentes do të bëjmë analizë të plotë dhe rishikimi të misioneve diplomatike dhe të marrin të gjitha veprimet ligjore”.

Këto deklarime ai i bëri pas vizitës që bashkë me drejtues të AKB-së i bënë kompanisë Silcapor.

Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar konsull në Pragë.

Të ngjashme