Hoti për heqjen e taksës: Do të gjejmë zgjidhje që e ruan partneritetin me ShBA-në

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sa i përket kërkesës për heqjen e taksës 100 % ndaj produkteve serbe e boshnjake do të merren veprime që e ruajnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), raporton Ekonomia Online.

 Ai i është përgjigjur kështu shefit të  Qeverisë, Albin Kurti i cili ka kërkuar falje pse s’e ka hequr një pjesë të taksës që ka pasur të nisë së zbatuari nga sot. Kurti ka thënë se faji për këtë është te Lidhja Demokratike e Kosovës që s’po pajtohet që taksa të hiqet gradualisht.

 “Vëmendja ime si zëvendëskryeministër i parë, si partner qeverisës bashkë me bizneset  është menaxhimi i situatës  në koordinim të ngushtë qeverinë me kryeministrin dhe qeverinë. Deklarimet e zyrtarëve të lartë të LDK-së qëndrojnë plotësisht Do të gjejmë  një zgjidhje e cila e ruan partneritetin me SHBA dhe çdo  veprim që ne e marrim si qeveri i subordinohet ruajtjes së këtij partneriteti”, tha Hoti.

Kurtit i janë përgjigjur edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, duke thënë se taksa duhet të hiqet sipas kërkesës amerikane.

Të ngjashme