Hoti për idenë e Osmanit e VV-së: Emri i Murat Jasharit është simbol i kësaj familjeje

Prekaz | 04 Qer 2020 | 14:03 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar lidhur me propozimin e kryeparlementares, Vjosa Osmani dhe Lëvizjes Vetëvendosjes për një Qeveri gjithëpërfshirëse me kryeministër Murat Jasharin, raporton Ekonomia Online.

Hoti këto komete i bëri në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, pasi bëri homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se emri i tij është simbol i kësaj familje dhe s’ka njeri në Kosovë që nuk e respekton.

“Murat Jashari është simbol i kësaj familje. Kanë ndodhur disa procese tjera kushtetuese e demokratike dhe do të bashkëpunojmë më të gjithë pavarësisht dallimeve tjera në interes të qytetarëve”.

Hoti ka premtuar kujdesin për kompleksin memorial të familjes Jashari.

Të ngjashme