Hoti për Kurtin: E kemi marrë Qeverinë në gjendjen më të keqe në 20 vjetët e fundit

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti në një konferencë për medie ka thënë se e ka marrë detyrën si kryeministër kur Kosova ishte në pozitën më të keqe që nga paslufta.

Hoti ka thënë se kjo është shkaktuar nga pandemia e nga politika jo adekuate që pasoi me izolim kombëtar, raporton Ekonomia Online.

“Do të ju njoftojmë përmes kësaj konference për punën gjatë këtyre muajve, veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit, e kemi marrë qeverisjen në gjendje të vështirë, situata më e vështirë në 20 vitet e fundit, sidomos për shkak të pandemisë, por, edhe të shkaktuar nga politika jo adekuate e nga izolimi kombëtar”, ka thënë ai.

Hoti ka shtuar se për 50 ditë qeverisje 2 herë është shkelur Kushtetuta.

“Janë evidentu 2 shkelje të Kushtetuës për vetëm 50 ditë, na u është dashtë punë e madhe që ta heqim izolim nga Kosova në një sëri të marërveshjeve që kemi nënshkruar e jemi duke i zbatuar. Gjatë kësaj periudhe kemi menaxhuar mirë me pandeminë, Kosova mbetet shembull”.

Sipas tij, në Qeverisjen e tij është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit, raporton EO.

“Është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit, janë ndalë prokurimet një burimore kundërshtim me ligjin, kemi ndalë çfarëdo blerje e makinave, si dhe ndalimi i të gjitha punëtorive jashtë vendit në mënyrë që t’i ndihmojmë gastronomisë”.

Të ngjashme