Hoti për Ligjin e Pagave: Do t’i adresojmë vërejtjet Kushtetueses që ta procedojmë në Kuvend

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 12:00 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë, ka folur për pezullimin e Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Ai tha thënë se së shpejti do të nisin me procedurat e adresimit të vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të procedohen në Kuvend.

“Ne shprehim zotimin për fillimin e shpjet të procedurave të adresimit të vërejtjeve të Gjykatës dhe ta procedojmë në Kuvend”.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.

Pas dy pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përpuethshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata ka thënë se ka ardhur në përfundim se ligji i kontestuar nuk kishte harmonizuar pagat në nivel të të gjithë sektorëve.

Aty ka theksuar se ka pasur përjashtime arbitrare dhe të paarsyetuara për disa institucione, përfshirë: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bankën Qendrore të Kosovës, dhe vet Kuvendin.

Të ngjashme