Hoti për shfuqizimin e Speciales: Deputetët e pozitës u tradhtuan nga shefat e tyre

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 11:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sot ka rinisur traditën e partisë së tij për të mbajtur konferenca të premteve, duke folur për krizën politike në Kosovë.

Derisa ka kritikuar Ramush Haradinajn për keqqeverisje, Hoti tha se deputetët e pozitës u shfrytëzuan dhe u tradhtuan nga shefat e tyre kur nisën iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Liderët e Kosovës shfrytëzuan deputetët e tyre dhe në fund i tradhtuan”, ka thënë Hoti në këtë konferencë për media.

Për katër muaj, sipas Hotit, qeverisja Haradinaj theu të gjitha rekordet për degradimin e shtetit. Hoti ka shtuar se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e izoluar se tani.

“Nuk ka pasur asnjë vizitë nga ndonjë personalitet me peshë të veçantë. Kemi parë një qeveri megalomane. Secila ministri ka nga pesë zëvendësministra. Kemi zëvendëskryeministër që gjuan me armë. Kemi një kryeministër që ka fyer mediat dhe ka falur borxhe”, ka thënë Hoti.

“Temat e mëdha nuk kanë marrë zgjidhja nga kjo qeveri. Ushtria është e kushtëzuar nga serbët. Dialogut me Serbinë po zhvillohet pa asnjë platformë. Kemi pasur përfshirjen e Presidentit në mënyrë joligjore në këtë proces”, ka shtuar ai.

Të ngjashme