Hoti: Për ta rritur ekonominë në rënie duhet ta thellojmë partneritetin me SHBA-në dhe Gjermaninë

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se pas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Kosovës për rënie ekonomike gjatë këtij viti, nevojitet një plan për rimëkëmbjke për pesë vitet e ardhshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se duhet të thellohet partneriteti politik dhe ekonomik me ShBA-në, Gjermaninë dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, për të tërhequr investitorë nga këto vende.

“Na duhet të fuqizojmë mbrojtjen e investitorëve dhe të sigurojmë marrëdhënie ekonomike të hapura e konkurrente me vendet në rajon, në mënyrë që investitorët që vijne në Kosovë të shohin perspektivën për qasje në tregun rajonal dhe me gjerë”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme