Hoti për takimin e 27 qershorit: Është koha që dialogu të sjellë njohje reciproke

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 17:16 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledjjes së Qeverisë, kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për takimin e 27 qershorit në Uashington, ai ka thënë se është koha që dialogu të sjellë njohje reciproke.

“Kemi informuar vendet tona mike, neser kam takim me ambasadorë dhe sot kam pasur takim me shoqërinë civile. Ne shkojmë në dialog për njohje reciproke dhe për asgjë tjetër. Ka pasur ngecje dhe tash jemi në pikën. Ka shumë konspiracione nuk kam mandat për të diskutuar për shkmëbim territoresh. Këto janë shumë çështje konspiracionesh”, tha Hoti, raporton EO.

Kryeministri ka thënë se në SHBA nuk shkon për të normalizuar marrëdhëniet, por, vetëm për njohje.

“Unë do të shkoj në takim me qëndrim të qartë që dialogu të fillojë për njohje, jo për normalizim të marrëdhënieve, ajo do të jetë derivat pas njohjes. Për normalizim kemi dialogu që sa vite. Tash jemi në pikën ku ne duhet të dakordohemi për njohje, e pastaj t’i zgjidhim çështjet e hapura, mendoj që shumë konspiracion për këtë çështje, ne ulemi në tavolinë si palë e barabartë për të arritur marrëveshje për njohje”, shtoi ai.

“Ne shkojmë në këtë takim me qëndrim të qartë të shtetit të Kosovës, për të filluar dialogun për njohje reciproke. Ky nuk është dialog për normalizim të marrëdhënieve, ai është derivat i njohjes. Mendoj që ka shumë konspiracion për këtë çështje, ne ulemi në dialog si palë e barabartë. Për shkëmbimin e territoreve po ngrini hipoteza. Për të hequr këto hipoteza ne kemi platformën për dialog. Nuk kam mandat për të diskutuar për shkëmbime territoriale. Besoj që kemi vendosur kornizë. Nuk shkoj atje për të diskutuar tema që bien ndesh edhe me Kushtetutën, por edhe me qëndrimet tona”, ka deklaruar Hoti në konferencën për media.

Ndërsa Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se kanë aprovuar një buxhet prej 2 miliardë e 620 milionë euro.

Bajrami ka thënë se nuk është prek buxheti i komunave të Kosovës, por iu është lejuar mundësia që ti akomodojnë të gjitha shpenzimet që i kanë bërë shkaku pandmisë.

Kemi aprovu një buxhet prej 2 miliardë e 620 milionë euro

“Jemi detyruar që gjatë rishikimit të bëjmë edhe shkurtime por kemi qenë të kujdesshëm sepse nuk kemi largu nga buxheti as edhe një projekt kapital”.

“Nuk kem prek numrin e të punësuarve ndërkohë që këmi kursy dukshëm në mallra dhe shërbime”.

“Nuk kemi prek aspak buxhetin e komunave të Kosovës por i kemi leju mundësinë që ti akomodojnë të gjitha shpenzimet qe i kanë bërë shkaku i pandëmisë”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme