Hoti për Vetëvendosjen: Kur ne negocionim pavarësinë në Vjenë, ata nxisnin protesta të dhunshme

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 17:31 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në tubimin zgjedhor të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosjes, tha se kur shteti i Kosovës negocionte në Vjenë për pavarësinë e vendit, “partia e shiritave të kuq”, organizonin protesta të dhunshme, ku vriteshin qytetarë të pafajshëm, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha që VV-ja ka përdorur një politikë jo të mirë.

“Fajtorë për vrasjen e tyre janë ‘partia e shiritave të kuq’, pasi që i kanë manipuluar qytetarët, kryesisht të rinjtë, me kauza të rrejshme se gjoja Kosova kurrë nuk do të bëhet shtet. Kosova u bë shtet, ndërsa qytetarët e pafajshëm e pësuan me jetë. Kjo është një arsye tjetër pse ata sot, po e fshijnë dhe fshehin biografinë e tyre”, tha Hoti.

Mes tjerash Hoti theksoi që do duhej ndaleshin më herët dhe që të mos shkaktoheshin këto probleme ku vota ndahet në mes familjes.

“Ne kemi një mision dhe ky mision është i njëjtë si para 30 viteve”, tha Hoti.

“Kishim qenë gabim që nuk kemi bërë zhurmë vetëm për pushtetin e të kuqve”,  u shpreh tutje Hoti duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje “propaganda e të kuqve”.

Ai ka folur edhe për kundërshtarët e tij duke i cilësuar njërin si ushtues me megafon e tjetrin që nuk është përgjigjur në pyetjet për punën e tij.

“Njëri ushton rrugëve me megafon, e tjetri nuk është përgjigjet fare”, tha Hoti tutje.

Hoti tha se me programin e tij qeverisës do ta kthejë Prishtinën në një nyje strategjike për gjithë rajonin, duke e lidhur me hekurudhë me portin e Durrësit, i cili përveç turizmit, do të shërbejë edhe si linjë e qarkullimit të mallrave.

Hoti tha se projekti i tij parasheh edhe lidhjen e kryeqytetit tonë me gazësjellësin rajonal, i cili do të mundësojë dekomisionimin e Termocentralit Kosova A, për të reduktuar ndotjet e mjedisit.

“Do të investohet për ndërtimin e stacionit intermodal në mes të Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ku sigurohet ndërlidhja e stacionit të trenit për udhëtarë, të stacionit të autobusëve, lidhja me autostradë, transporti i mallrave dhe lidhja me Aeroportin e Prishtinës”, tha Hoti, në takim me elektoratin e Degës II të LDK-së në Prishtinë.

Tutje, Hoti tha në çdo takim zgjedhor është munduar që ta shpalos si është më së miri programin e partisë së tij.

“Jam munduar që gjatë kësaj periudhe pasi kemi përgatitur programin tonë ta shpalos para qytetarëve dhe me gjitha projektet që kemi realizuar”, tha Hoti.

Mes tjerash, ai tha që sot nuk ka asnjë mjek të papunë dhe të gjithë mjekët kanë marrë specializimet.

“Kemi punuar në shëndetësi shumë, dhe ne sapo kemi filluar nuk ka asnjë mjek te papunë, dhe të gjithë kanë marrë specializimet”, u shpreh tutje Hoti.

Ai tha që gjatë mandatit të tij ka punuar në fushat më të rëndësishme për qytetarët.

“100 probleme na i kanë lënë, por i kemi menaxhuar me interesin maksimal, dhe i kemi tejkaluar një nga një pa bërë zhurmë”, tha Hoti.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme