Hoti: Po pauzojmë nga aplikimi në organizatat ndërkombëtare që të mos dështojmë

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Në pyetjen e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli lidhur me moratoriumin njëvjeçar, kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk i kanë pauzuar përgatitjet.

“Pavarësisht dakordimit për të pauzuar për një vit aplikimin në organizata ndërkombëtare ne nuk po e pauzojmë punën tonë për përgatitjet për anëtarësim që duhet t’i bëjmë në organizata ndërkombëtare. Përkundrazi ne po vazhdojmë koordinimin e plotë me të gjithë partnerët dhe me partnerin tonë kryesor SHBA-në që të sigurohemi që aplikimet tona në organizata ndërkombëtare nuk dështojnë siç ka ndodhur në të kaluarën por rezultojnë me pranim dhe fuqizim të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, tha Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme