Hoti porosit komisionarët e LDK-së: Ruajeni votën

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 20:51 | Nga

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje komisionarëve, vëzhguesve dhe anëtarëve të LDK-së ta vazhdojnë numërimin e votave.

“Te nderuar komisionarë, vëzhgues, anetare te devotshem te LDK-se. Ju lutem, vazhdoni me punen tuaj te shenjte te numerimit dhe ruajtjes te votes se qytetarit. Vetem ju e dini cili eshte vullneti i qytetareve”, ka shkruar Hoti.

Votimi ka përfunduar në orën 19:00, ku edhe janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Tashmë ka filluar numërimi i votave. KQZ-ja pritet që disa orë më vonë t’i shpallë rezultatet preliminare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme