Hoti pranon urim nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar telegram urimi nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga me rastin e zgjedhjes së tij si Kryeministër i vendit.

Në letrën e saj thuhet:

Bern, 10 qershor 2020

I nderuar Kryeministër,

Është kënaqësi për mua që t’ju përcjell urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Do të doja t’ju uroj sukses në punën tuaj.

Zvicra dhe Kosova kanë lidhje të ngushta njerëzore dhe gëzojnë marrëdhënie miqësore. Dy vendet tona gjithashtu ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht në lidhje me stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Zvicra është e zotuar për këto objektiva të rëndësishme. Kjo reflektohet nga një gamë e gjerë e programeve të bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes në të cilat vendi im është i angazhuar që prej shumë vitesh. Kam kënaqësinë të ndjek dhe të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm me Kosovën.

Ju lutem, i nderuar Kryeministër, pranoni konsideratat e mia më të larta

Simonetta Sommaruga

Të ngjashme