Hoti pret fitore bindëse në Hajvali

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 18:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Avdullah Hoti, ka mbajtur një tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës, ku është shprehur se beson në fitore të bindshme në këtë degë.

Hoti ka kërkuar votën e banorëve të Hajvalisë në mënyrë që ta realizojnë programin e tyre.

“Nuk kam asnjë dyshim që me aktivitetin që ka dega jonë këtu, kemi për të fituar bindshëm”, tha Hoti.

Ai vazhdoi më pas duke folur për arsim cilësor, për vende të punës për të rinjtë që i përfundojnë studimet, si dhe për një jetë dinjitoze të qytetarëve.

Për më tepër, Hoti premtoi për një shtet pa korrupsion, për një shtet të së drejtës e që iu thotë jo dukurive negative.

Të ngjashme