Hoti pret në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Cristoforo Sardin

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovës Cristoforo Sardin.

Kryetari i grupit falënderoi ambasadorin Sardi për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit italian deri më tani për Kosovë.

Gjatë këtij takimi Hoti i njoftoi ambasadorin lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e Dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë, Hoti ritheksoj edhe një herë qëndrimin e LDK-së.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera eurointegruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, Hoti kërkoi mbështetjen e mëtejme të Italisë sa i përket këtyre proceseve.

Ndërsa, ambasadori Sradi shprehu gatishmërinë e tij dhe shtetit italian për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit  në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Të ngjashme