Hoti prezanton kabinetin qeveritar, do të ketë katër zv.kryeministra e 16 ministra

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 12:34 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I nominuari për kryeministër Avdullah Hoti ka prezantuar përbërjen e kabinetit të tij qeveritar gjatë ekspozesë në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet qeveria e re, raporton Ekonomia Online.

Besnik Tahiri i AAK-së do të jetë zëvendëskryeministri i parë, ndërsa Driton Selmaj zëvendëskryeministri i dytë. E treta zv.kryeministre është Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate.

Goran Rakiq i Listës Srpska do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Emrat e kësaj qeverie kanë dalë nga marrëveshjet e arritura mes partive LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe.

Kryeministër: Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i parë: Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministrat e tjerë: Driton Selmanaj, Albulena Balaj-Halimaj dhe Goran Rakiq

Ministri i Punëve të Brendshme – Agim Veliu

Ministre e Financave – Hykmete Bajrami

Ministri i Infrastrukturës – Arban Abrashi

Ministri i Shëndetësisë – Armend Zemaj

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Besian Mustafa

Ministri i Mbrojtjes – Anton Quni

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve – Vlora Dumoshi

Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj-Stublla

Ministri i Drejtësisë – Selim Selimi

Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – Ramë Likaj

Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit  – Blerim Kuçi

Ministër i Tregtisë dhe Industrisë – Vesel Krasniqi

Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale – Skender Reçica

Ministër për Kthim dhe Komunitete – Dalibor Jevtiq

Ministër i Zhvillimit Rajonal – Enis Kervan

Të ngjashme