Hoti pritet t’ua prezantojë bashkëpartiakëve programin qeverisës

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

I nominuari nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti pritet që t’i takojë deputetët e partisë së tij.

Në takimin i cili do të fillojë në orën 13:00, Hoti do t’ua prezantojë bashkëpartiakëve të tij programin qeverisës.

Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe tetë ditë deri në nxjerrjen e vendimit për mandatarin e qeverisë.

29 maji është afati i fundit kur Kushtetuesja duhet të vendosë nëse është në përputhje me aktin më të lartë juridik dekreti i presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme