Hoti priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar.

Në takim, Kryeministri Hoti me ambasadorin Sakar biseduan rreth situatës së fundit të krijuar nga pandemia COVID-19, në të njëjtën kohë ka falënderuar Republikën e Turqisë për ndihmat që i ka dhuruar vendit tonë për përballimin e luftës kundër kësaj pandemie.

Duke folur rreth aktualitetit politik dhe zhvillimeve në vendin tonë, Kryeministri Hoti tha se Qeveria është duke punuar me përkushtim në rimëkëmbjen ekonomike, zbatimin e  programit qeverisës dhe prioritetet tjera.

Kryeministri Hoti, po ashtu falënderoi ambasadorin Sakar për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat e interesit reciprok.

Të ngjashme