Hoti priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online


Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, zëvendësshefen e Misionit, Pauline Menthonnex Gacaferri dhe Seraina Fürer, atashe.

Ambasadori i Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet, e uroi Zëvendëskryeministrin e parë për fillimin e punës, shprehu gatishmërinë e tij dhe vendit të cilin përfaqëson për bashkërendim të objektivave  me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për temat të cilat e preokupojnë këtë të fundit si dhe janë të gatshëm të ofrojnë ndihmesën e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti falënderoi ambasadorin Lebet për gjithë ndihmesën e dhënë deri më tani dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm të të dyja vendeve.

Të ngjashme