Hoti: Qeveria do t’i ketë dy prioritete luftimin e pandemisë e rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 11:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ekspozenë e tij para deputetëve, kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, e filloi duke falënderuar punëtorët shëndetësorë, të cilët ishin në vijën e parë të frontit në luftë me pandeminë COVID-19, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se Qeveria e ardhshme do t’i ketë dy prioritete, luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë.

“Ne duhet to avancojmë raportet me komuniteteve, ne duhet ti mbështesim ata deri sa të jenë të punësuar ato komunitete. Të gjithë së bashku, e bëjmë forcën e Kosovës. Ne do të bazohemi në qeverinë tonë dhe nuk do të largohemi nga ajo. Nisur nga situata që po përballemi, qeveria do të ketë dy prioritete”, tha ai.

“Lufta kundër pandemisë, dhe rimëkëmbja pas kësaj pandemi. Krahas këtyre prioriteteve, do të kemi forcimin e shtetit, luftimin e krimit dhe korrupsionit, rritjen e punësimit, marrjen e përgjegjësive kushtetuese për ta quar përpara dialogun me Serbinë, duke ruajtur integritetin territorial”, tha Hoti.

Hoti: Do t’i subvencionojmë pagat për punëtorë dhe do t’i përkrahim bizneset

I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se do të formohet një fond për rimëkëmbjen ekonomike.

“Do të formohet fondi për rimëkëmbjen ekonomike. Ndikimi i saj, do të jetë i paprecedentë sepse shumë firma janë mbyllur. Prandaj do të merren masa për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe ndihmën ndaj bizneseve. Do të fillojmë ti ndihmojmë bizneset me pako të re ekonomike. Këto masa do të realizohen në bashkëpunim me asociacionet e bizneseve e shumë të tjera”, tha Hoti.

Hoti tha se programi i tij qeverisës do t’i lejojë lehtësim të bizneseve në marrje të kredisë, subvencionim të pagave për punëtorë dhe përkrahje ndaj bizneseve.

“Programi për rimëkëmbje do të përfshijë, lehtësim të bizneseve në marrje të kredisë, lehtësime për barrën tatimore përmes likuiditetit dhe një sërë masash tjera, subvencionim të pagave për punëtorë dhe përkrahje ndaj bizneseve”, tha Hoti.

Të ngjashme