Hoti: Qeveria e Kosovës funksionon pa legjitimitet demokratik

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës për gjashtë muaj është jo funksional.

Ai në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës funksionon pa legjitimitet demokratik.

Sipas tij, dialogu është marrë në duart e një personi që po vepron jashtë kompetencave kushtetuese

Postimi i plotë i Hotit :

Ka gjashtë muaj që Kuvendi i Kosovës është jo funksional. Plot seanca janë të hapura me dhjetëra pika të rendit të ditës të papërfunduara. Koalicioni PAN e ka humbur shumicën parlamentare. Qeveria e Kosovës funksionon pa legjitimitet demokratik. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të ri-vendosur rendin demokratik.

Pasojat për shtetin e Kosovës janë të mëdha çdo ditë që vazhdon kjo qeverisje jo legjitime. Proceset kryesore në vend po ngecin. Dialogu është marrë në duart e një personi që po vepron jashtë kompetencave kushtetuese.

Qeveria dhe institucionet e ndërlidhura me të janë kthyer në shërbim të interesave të partive në pushtet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme