Hoti: Qytetarët të thonë lirshëm fjalën e tyre, zgjedhjet të jenë sipas standardeve evropiane

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 09:52 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë votuar në Fakultetin e Filologjisë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Ai tha që pret që të ketë një proces të rregullt zgjedhor që do ta mbante standardin e rregullave sipas atyre evropiane.

“I ftoj të gjithë që sot ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar” ka thënë Hoti.

“Dëshiroj që ta falënderoj stafin, duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtarë dhe vendorë për punën e tyre”.

Të ngjashme