Hoti: Rahoveci i vendosur për ta votuar LDK-në dhe Vjosa Osmanin

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec dhe anëtari i kryesisë qendrore të kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten gjatë tubimit elektoral se banorët e kësaj komune janë të vendosur për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë duke e mbështetur fuqishëm LDK-në dhe kryeministren Vjosa Osmani.

“Rahoveci i njerëzve punëtorë e atdhetarë, njerëz të sakrificës për liri e pavarësi ka vendosur ta mbështesë LDK-në dhe Vjosa Osmanin, për ta kthyer Kosovën kah rruga e zhvillimit dhe integrimit”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se dega e LDK-së është angazhuar dhe po ua shpalos programin qeverisës të LDK të gjithë banorëve të komunës së Rahovecit, shtëpi për shtëpi.

“Ne do t’i dalim Zot këtij vendi që tjerët deshën ta ndajnë, do t’i dalim Zot këtij vendi që e zhvatën”, ka thënë Hoti.

Hoti ka theksuar se vetëm LDK mund ta zhvilloj Kosovën dhe Rahovecin. “Rahoveci e ka vënë Kosovën në hartën e botës me verën e saj cilësore e të shijshme”, ka thënë Hoti, sipas të cilit, programi qeverisës i LDK-së dhe Vjosa Osmani si kryeministre e re e Kosovës do t’i kryej të gjitha projektet që i premton për Rahovecin dhe fshatrat e saj.

Të ngjashme