Hoti: Sapo fola me Netanjahun, shpejt do ta hapim ambasadën në Izrael

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti tha se ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun në praninë e presidentit Donald Trump dhe se janë zotuar që pa humbur kohë të vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Hoti tha se nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë gjëra të mira dhe këtë e konsideroi si një lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Elementi i dytë qenësor është njohja reciproke me shtetin e Izraelit. Sapo fola me Netanjahun në prezentë të Trump, të cilin edhe e falënderova. U dakorduam që menjëherë të vendosim marrëdhëniet diplomatike dhe nuk do të vonohemi. Sapo të kthehemi në Prishtinë do të punojmë që sa më parë Kosova të ketë ambasadën në Izrael. Ky është lajm i jashtëzakonshëm pas më shumë se tri viteve të një bllokade të njohjeve të reja. Kjo mbështetje e SHBA-së është esenciale për anëtarësimin në NATO dhe OKB”.

Të ngjashme