Hoti: S’duhet të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar, partitë të propozojnë ndryshimet

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 11:41 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti tha se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj, raporton Ekonomia Online.

Ai madje buxheti për vitin tjetër e ka cilësuar të përgatitur në mënyrën më të mirë. Hoti ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të bëjnë propozimet për ndryshimet e mundshme, për çka i ka ftuar edhe ta votojnë atë.

“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar, është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë të përgatitur”.

“Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë gjitha nevojat që ka shtetit”.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me zëvendësin e tij, Driton Selmanaj dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica vizituan qendrën Handikos.

Të ngjashme