Hoti: S’e di kur takohen liderët, po bëjmë përpjekje që të arrijmë marrëveshje me VV-në

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 12:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se për sot nuk është caktuar ende ndonjë takim ndërmjet dy liderëve Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se janë duke u përpjekur që të gjejnë një rrugë për të arritur deri te marrëveshja për qeverisje me VV-në, pro që nuk dha ndonjë sqarim se kur mund të pritet një nënshkrim i marrëveshjes.

“Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të qeverisë sa më parë. Një marrëveshje që balancon përgjegjësitë. Ne kemi zhvilluar të gjitha konsultimet e brendshme. Nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim. Shpresoj që deri atëherë të arrijmë marrëveshje nuk na takon neve si subjekt”, tha ai.

“Deklaratat që ka bërë dje kryetari Mustafa pas mbledhjes  me kryetarët  e degëve qëndrojmë plotësisht dhe nuk kam çfarë të shtojë. Ne kemi zhvillua të gjitha konsultimet e tona të brendshme duke informuar të gjitha strukturat tona për procesin e bisedave me VV-në në javën e ardhshme dhe jeni brenda atij qëndrimi që dje ka prezantuar Mustafa”, tha ai.

“I takon VV-së që të sigurohet shumica parlamentare që në seancën e parë të themelohen institucionet”, tha ai.

Hoti këto deklarata i dha pas përfundimit të konferencës së Demokracisë në Veprim (DnV), ku u shpalosën të gjeturat e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Të ngjashme