Hoti: Shkarkimi i Pal Lekaj do të ishte kërkim falje ndaj Zvicrës

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kërkesës së ministrit Pal Lekajt për largimin e ambasadorit të Zvicrës nga Kosova.

Sipas tij, është i paprecedent rasti që një ministër të kërkoj largimin e një ambasadori.

Hoti thotë se me parat që Zvicra i shpenzon në Kosovë, përfshihen taksat e 200 mijë kosovarëve që i paguajnë në Zvicër.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Eshte i pa precedent rasti qe nje minister i Qeverise se Kosoves kerkon largimin e nje ambasadori. Dhe ate te Zvicres, ku jane mbi 200 mije qytetare te Kosoves. Ne parate qe Zvicra shpenzon ne Kosove perfshihen edhe taksat e ketyre 200 mije qytetare te Kosoves qe i paguajne ne Zvicer. Prandaj, eshte me se legjitime te kerkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit.
Vetem shkarkimi ketij ministri mund te jete i mjaftueshem si kerkim falje ndaj nje vendi mik si Zvicra

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme