Hoti: Si mund të thoni se në ShBA sponsorizohet marrëveshje e dëmshme për Kosovën

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti para deputetëve të Kosovës lidhur zotimet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se marrëveshja është e mirë, e Qeveria që ai e udhëheq nuk vë barrikada ndaj partnerëve të Kosovës.

Hoti pyet se si mund të konsiderojë dikush që Kosova në Shtëpinë e Bardhë ka dalë me marrëveshje të dëmshme.

“Cilësimi i marrëveshjes së Uashingtonit është e dëmshme, është gabim strategjik, Si mund të konsiderohet marrëveshje e dëmshme ajo e sponsorizuar nga Amerika, që i ka sjell pavarësinë Kosovës…. E kam parasysh që nuk është përfekte, por nuk është e dëmshme”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti ka thënë se ai nuk frikësohet të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe nuk do të ikë nga kjo.

Tutje ai ka përshkuar marrëveshjen të cilën ai e ka nënshkruar.

“Kjo marrëveshje i ka 16 pika, prej të cilave kryesore janë projektet infrastrukturore që shkojnë me vlerë mbi një miliard euro”

“I kemi koordinuar veprimet tona me partnerët ndërkombëtarë”

“Ne nuk do të barrikadohemi dhe nuk do të gjejmë arsye për t’u barrikaduar, por do të bashkëpunojmë me partnerët tanë”

Hoti ka thënë se kjo është një marrëveshje tejet e mirë për Kosovë dhe se investimet, përfshirë sjelljen e gazit në Kosovë, janë “infuzion ekonomik”.

“Njohja e shtetit nga Izreali paraqet fitore të madhe diplomatike”

Hoti thotë se para se të shkojë në Uashington ka takuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe të deleguarin e Amerikës për cështje të Ballkanit, Mattheë Palmer. Kryeministri thotë se ata i kanë konfirmuar koordinimin e plotë të SHBA’së dhe BE’së.

Të ngjashme