Hoti: S’ka dokument të nënshkruar për “mini Shengenin” – do të ulemi që ta bëjmë bashkë

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nisma për “mini Shengenin” nuk është “mini Shengen” i Novi Sadit siç e quajti deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu.

“Kosova do të jetë palë e barabartë. Nuk ka asnjë dokument ku definohet kjo nismë. A ka parë dikush ndonjë marrëveshje të shkruar që ne po i bashkohemi?”, është shprehur Hoti.

“Është nismë që është shtruar dhe tash do të ulemi të gjitha gjashtë vendet për ta dizajnuar si vende të barabarta. Nuk ekziston asnjë dokument i tillë. Kam thënë disa herë është se është nismë që jemi dakorduar pas kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtar në Shtëpinë e Bardhë. Bashkë do të ulemi dhe do ta dizajnojmë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme