Hoti: S’ka institucione legjitime që mund të udhëheqin procese të rëndësishme

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 14:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e përsëriti qëndrimin e tij që duhet të shkohet në zgjedhje pasi që, sipas tij, qeveria nuk ka numra e unitet, raporton Ekonomia Online.

“Sot ishte seanca e kuvendit për të shqyrtu Ligjin për dhomën e veçantë për Gjykatën Supreme. Normalisht që nuk ka kuorum në sallë, sepse kjo shumicë është e shpartalluar. Është për keqardhje që javën që shkoi për zgjedhjen e gjyqtarëve u bënë 100 veta në sallë, ndërkohë që për punë të rregullta asnjëherë nuk bëhet shumica. Kjo qeveri duhet sa më parë të shkojë dhe të krijohen institucione legjitime. Kjo është prova më e mirë që koalicioni qeverisës nuk ka legjitimitet për të vazhdu më tutje”.

Hoti tha se Isa Mustafa, në takim me kryeministrin Haradinaj,e ka bërë të qartë qëndrimin e LDK-së lidhur me dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Mustafa ua ka bërë të qartë qëndrimin e LDK-së sa i përket dialogut me Serbinë. Në parim LDK qëndron si parti për dialog, sepse është e vetmja mënyrë, por dialogu duhet të zhvillohet nga institucione që janë legjitime. Për momentin nuk ka institucione legjitime që mund të udhëheqin procese të rëndësishme”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-mustafa-te-jete-prijes-i-dialogut-qendrimi-inatcor-i-ldk-se-ka-demtuar-me-ushtrine-e-demarkacionin/

Të ngjashme