“Hoti s’ka legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën në Samitin e Parisit”

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, është shprehur i shqetësuar për rrjedhën e Samitit të Parisit që pritet të mbahet nesër.

“Jemi të shqetësuar, pasi Kosova nuk përfaqësohet në potencialin e saj të plotë dhe legjitimitetin e institucioneve në atë proces. Kemi të bëjmë me një Serbi që ka qasje armiqësore dhe agresive ndaj Kosovës, të cilën po e dëshmon edhe me ‘argatët’ e saj në Kuvendin e Kosovës, që s’do të kursejë asgjë për ta dëmtuar aspiratën tonë”.

Abrashi në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që kryeministri Avdullah Hoti nuk ka legjitimitet ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.

“Hoti nuk ka legjitimitet as demokratik as politik, për ta përfaqësuar Kosovën. Dhe në një prces të tillë ku ki deficit të kredibilitetit politik, me shku në një proces që thuhet se do merren vendime historike, kjo është pak brengosëse”.

“Gjithsesi, ne do ta analizojmë situatën dhe mbi bazën e asaj do të japim qëndrimet tona politike dhe brenda mundësive tona do ta kemi edhe reagimin”, është shprehur Abrashi.

Të ngjashme