Hoti: Sot ditë kritike, por s’do të lejojmë copëtimin e Kosovës

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 17:01 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ajo çfarë është duke ndodhur sot është përsëritje e asaj se çfarë ka ndodhur 1 vit më parë kur është formuar qeveria

Sipas tij, vonesa e seancës është për shkak të dakordimit që është duke u bërë “për ta copëtuar Kosovën”. Ai tha se sot është një ditë kritike për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka komentuar edhe praninë e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, në seancën e thirrur nga qeveria duke thënë se qëndrimet e saj nuk janë në vijë me qëndrimet e LDK-së.

“Seanca e kërkuar nga opozita është dashur të fillojë në orën 10. Të gjithë deputetë po presin që të kthehen në seancë dhe do të votojnë rezolutën. Është ditë kritike dhe ne do të jemi në krye të detyrës”.

“Unë kam përshtypjen se është situata kur është krijuar qeveria tash po ndodh e njëjta gjë po dakordohet rezoluta me Listën Serbe”.

“Unë mund të them që deputetja Rugova e ka nënshkru listën për seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, qëndrimet nuk janë të LDK-së”.

“Qëndrimi i tyre përfundimtar është copëtimi i Kosovës dhe jemi të vendosur që nuk do ta lejojmë”.

Hoti ka thënë se nuk i beson Haradinajt për qëndrimet e tij lidhur me kufijtë e territorit, për shkak, siç tha ai, ndryshimeve të qëndrimeve kohëve të fundit.

 

Të ngjashme