Hoti sot pret në takim ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot pret në takim liderët e partive politike me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Uashington.

Kësaj ftese nuk i janë përgjigjur pozitivisht dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Takimi në fjalë mbahet në ora 11:00 në Zyrën e Kryeministrit.

Ndërsa sot në ora 15:00, Hoti pret në takim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian./KK

Të ngjashme