Hoti: Sot u shkel një praktikë demokratike

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 13:49 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, ka parakajmëruar mundësinë që së bashku me Vetëvendosjes të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mosthirrjes së seancës së jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve.

“Nuk arritëm të dakordohemi për seancën e jashtëzakonshme. Sot u shkel një praktikë demokratike që për seancat e jashtëzakonshme vendoset pas mbledhjes së nënshkrimeve, e jo kur do kryesuesi”, tha Hoti, raporton Ekonomia Online.

“Ne do ta shqyrtojmë mundësinë që t’i bashkohemi Lëvizjes Vetëvendosje për të dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Hoti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Të ngjashme