Hoti sot vazhdon raportimin për pandeminë në Kuvend

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e raportimit të kryeministrit Avdullah Hoti.

Bashkë me raportimin e Hotit do të ketë edhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Media e Kuvendit deputetët do të mblidhen nga ora 10:00.

Kjo seancë u ndërpre dje për shkak të listës së gjatë të të paraqiturve për fjalë.

Të ngjashme