Hoti sqarohet për dialogun: Po thuhen gjëra të pavërteta

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përmes një njoftimi në rrjete sociale, tha se po fliten disa të pavërteta rreth procesit të dialogut me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, ai ka bërë një sqarim ku ka treguar parimet e tij rreth kësaj teme.

Lexoni të plotë statusin e tij:

“Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:

Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:

– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.

– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.

– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”.

Të ngjashme