Hoti takohet me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend, dialogun rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, proceset integruese euroatlantike etj. 

Me këtë rast, Kryeministri Hoti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe familjen e madhe europiane.

Ndërsa, Ambasadorja Karin Hernmarck Ahliny pohoi përkushtimin e vendit të saj për ta mbështetur vendin tonë si në menaxhimin e pandemisë COVID- 19, ashtu edhe në projektet e tjera, sidomos në ato që ndërlidhen me kujdesin për mjedisin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme