Hoti takohet me drejtorët e shkollave në Rahovec e Gjilan

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, u takua me drejtorin komunal të arsimit, drejtoreshën e kulturës si dhe drejtorët e shkollave të komunës së Rahovecit.

Hoti lartësoi punën që kanë bërë drejtorët duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e garave. “Ju jeni ata që e keni formësuar garën nëpërmjet Programit Nacional për Rininë. Ne kemi dashur që të gjithë të kenë mundësi, pa dallim, dhe këtu ju keni bërë magjinë, sepse keni treguar se për ju të gjithë nxënësit kanë vlerat e veta. Ju keni bërë një punë të mrekullueshme andaj pres një ritëm të tillë edhe në garat që po zhvillohen”, tha Hoti.

Edhe drejtori komunal i arsimit në Rahovec, Avni Morina tha se pa punën e drejtorëve nuk do të mund të arriheshin sukseset. “Gjithë barra e organizimit në nivel shkolle sigurisht se ka qenë e juaja, por ju keni treguar se e doni punën dhe keni treguar nivel të lartë të përgjegjësisë në raport me garën. Prandaj, ne sot kemi arritur suksese në të gjitha nivelet dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi për garat e ardhshme”, tha Morina.

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin e garave, koodinatori Hoti u dhuroi mirënjohje drejtorit të DKA-së si dhe drejtorëve të shkollave.

Mirënjohje nga Qeveria e Kosovës, Hoti u dhuroi edhe drejtorëve të shkollave të Gjilanit, në krye me Drejtorin e Arsimit, Nazim Gagica.

Aty Hoti tha se Gjilani ka treguar sukses të jashtëzakonshëm me 2189 fitues, e gjithë kjo sigurisht se i atribuohet angazhimit të drejtorisë së arsimit, drejtorëve e mësimdhënësve.

Drejtori Nazim Gagica, theksoi se ka qenë hera e parë që ka pasur gjjthëpërfshirje masive në gara, e normalisht se ka pasur mangësi, por mbi të gjitha ka mbizotëruar suksesi. Kështu, ai theksoi se nuk do të mungojë mbëeshtja nga komuna e tij për të zbatuar vendimin e qeverisë dhe marrëveshjen që ka nënshkruar kryetari i komunës, Lutfi Haziri.​​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme