Hoti takoi ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, si dhe procesin e dialogut final ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, tha kryeministri Hoti.

Po ashtu, kryeministri Hoti dhe ministri Dendias u zotuan në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë.

Ministri Dendias, duke e falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, theksoi se Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik, si dhe në begatimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Diplomati grek do të zhvillojë takim edhe me ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradian-Stublla dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Të ngjashme