Hoti takon Reekerin, flasin për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke me Serbinë

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka takuar Philip Reekerin, ushtruesin e detyrës së ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Evropë dhe Euro-Azi.

Sipas një postimi në Facebook, Hoti thotë të ketë biseduar me Reekerin për nevojën që Kosova ka si shtet për të avancuar marrëdhëniet rajonale, “në veçanti në normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke me Serbinë”.

“E falënderova për letrën e Sekretarit Pompeo, i cili qartë e thotë se qëllimi final i dialogut është njohja reciproke”, tha Hoti.

Zëvendëskryeministri më tej shtoi se qeveria e re e ka gjithë mbështetjen e vendit mik SHBA për të avancuar në proceset e rëndësishme që Kosova ka përpara.

“Dhe nuk do ta humbim këtë mundësi”, u shpreh Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme